Policia italiane prangosi tre biznesmenë shqiptarë në Kaskina të Italisë, të cilët lokalin tyre e kishin kthyer në një stacion për përdoruesit e drogës.
Të dy kishin krijuar një rrjet që shiste kokainë dhe hashash.
Bashkë me ta ra në pranga edhe një shqiptar tjetër që ishte shpërndarës droge.
Droga blihej dhe konsumohej brenda në lokal. Një shqiptar u kap fillimisht me 24 doza kokainë dhe më pas u zbulua dhe rrjeti.
Policia i arrestoi 4 shqiptarët dhe 6 italianë, bashkëpunëtorë të këtij rrjeti. Lokali u mbyll dhe iu hoq licenca.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












