Edi Rama “i shpall luftë” SHBA: Nuk do jargavitemi pas të fortit

Shares

Kryeministri shqiptar Edi Rama “i shpall luftë SHBA’, sot, vetëm një ditë pas fitores së Donald Trump si president.
Në vazhdim të qëndrimeve të tij të mëhershme, kur Rama sulmonte Trump, sot “i kërcitur dhëmbët” Presidentit të ri amerikan, duke i kujtuar se, “jemi të varfër, por do themi çfarë mendojmë”.
Deklaratt e tij, Rama i bëri nga salla e Kuvendit, ku fjalimin e nisi duke sharë e sulmuar mediat dhe portalet, pse i kanë kujtuan deklaratat dhe intervista e tij kundër Donald Trump.
Më pas Rama avancoi dhe sulmoi edhe opozitën.
“Këta e kanë marrë kokën time dje dhe e kanë servisur në tepsi.
Këta karanxhollë, kjo tufë, këta njerëz që nuk janë as në nivelin e berberëve të Stambollit, siç e përshkruan dhe Faik Konica tek “Shqipëria si m’u duk”, janë po ata që Fan Noli i quante gjithherësh “bejlurçina, patetikë, komikë”…se këta nuk kanë ndryshuar në rrugën e tyre dhe jargavitjen e tyre ndaj të fortit.
Unë, sa kohë do të jem, do të jem ky që jam dhe nuk do të udhëhiqem në veprën time nga asgjë tjetër përveç nderit dhe dinjitetit të Shqipërisë që sot kam nderin dhe privilegjin të përfaqësoj. Ky shtet që mund të jetë i varfër, por jo në gjunjë. Mund të jetë shumë pas të tjerëve, por jo për të thënë atë që duhet.
Nga gjithë kjo furtunë në gotën e rakisë së kafes së madhe të kësaj politike karanxhollësh do të mbetet vetëm fytyra levantine e kanibalit në dramën shekspiriane me atë sjelljen zvarranike ndaj të madhit: ‘Mos ke rënë nga qielli? Lërmë të jem skllavi yt…’”, u shpreh midis të tjerave Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...