EMRAT/ Shikoni kush janë 19 personat më të pasur në Shqipëri

Shares

Fondacioni për Liri Ekonomike ka marrë përsipër edhe këtë vit të përcaktojë njerëzit më të pasur në Shqipëri. Ashtu si vitin e kaluar, shqiptari më i pasur ka rezultuar Samir Mane.

Në listën e 19 më të pasurve (
tabela2) janë emra të njohur të biznesit, shumica e të cilëve kanë aktivitet në disa sektorë të ekonomisë, si në tregun e karburanteve, ndërtimit, tregtisë me shumicë, medias, sektorit financiar, etj.

Metodologjia e përdorur në përcaktimin e më të pasurve gjithsesi duket se është mjaft e kufizuar dhe merr parasysh kapitalin e shoqërive tregtare në pjesët që i takojnë secilit aksioner, fitimin për vitin e kaluar dhe kapitalin neto.

Secili kriter është ponderuar me një peshë të caktuar, për të dalë në një renditje agregate. Studimi i këtij viti ka përfshirë 60 sipërmarrës, ndërsa, sipas Fondacionit për Liri Ekonomike, synimi është që vitin e ardhshëm të analizohen 100 të tillë.

RENDITJA

1- Samir Mane

2- Shefqet Kastrati

3- Vasil Naçi

4- Behar Çukaj

5- Grigor Joti

6- Artan Dulaku

7- Idajet Ismailaj

8- Vjollca Hoxha

9- Ram Geci

10- Irfan Hysenbelliu

11- Renis Tërshana

12- Vilma Nushi

13- Tom Doshi

14- Rrok Gjoka

15- Pëllumb Salillari

16- Gentjan Sula

17- Avni Ponari

18- Agim Zeqo

19- Aleksandër Frangaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...