VIDEO & EMRAT/ Shtëpia magazinë droge dhe armësh, arrestohet vjehrri dhe nusja

VIDEO & EMRAT/ Shtëpia magazinë droge dhe armësh, arrestohet vjehrri dhe nusja

110
0
Shares

Sot specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kllojka”, ku u bë arrestimi në flagrancë i vjehrrit, nuses, ndërsa është shpallur në kërkim djali i 78-vjeçarit
Sipas Policisë, të arrestuarit janë,  Xhelal Biraçi, 78 vjeç, banues në Tiranë dhe Shahe Biraçi, 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
I shpalluri në kërkim është G. Biraçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja në flagrancë e këtyre shtetasve u bë pas informacionit të marrë se në banesën e tyre ka municion luftarak. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre  në fshatin “Kllojkë”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 armë zjarri automatik, model 56, 1 armë zjarri automatik, model 54 (sharrs) dhe 2 armë zjarri pushkë, model 63.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bime e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, me peshë rreth 80 kg si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin e kësaj bime.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 278-25 dhe 283-25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY