Kreu i PD-së ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama në takimin e radhës me policinë.
Sipas Bashës, Rama tradhtoi policinë për pazaret e tij me krimin. Opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3 vite qe drejton vendin me krimin.
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës

Kur pranoi sot se ka policë që duhet të ishin në burg, nuk e tha pse nuk janë në burg: sepse i duhen për ruajtur drogën e miqve të tij. Prandaj i mori nga burgu ata që policët e ndershëm i kishin futur aty, dhe jua vuri mbi kokë si “shefa”.
Rama tradhtoi policinë për pazaret e tij me krimin. Opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3 vite qe drejton vendin me krimin.
Policia, rendi dhe siguria do jenë më mirë pa Edi Ramën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












