Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Renda ka thirrur përfaqësuesit e PAMECA, pas publikimit të raportit të tyre më të fundit në media.
Në këtë takim, kreu i Krimeve të Rënda, ka prezantuar qëndrimet e institucionit që drejton dhe përfaqëson.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve ët rënda, mësohet se kreu i saj i ka bërë të ditur përfaqësuesit të PAMECA-s, se raporti ka dëmtuar hetimin për çështje konkrete.
Nga ana tjetër, sipas kreut të këtij institucioni të akuzës, ky raport konsiderohet si ndërhyrje në hetimin në çështje konkrete të prokurorisë, për me tepër është jashtë objektit të punës së Projektit PAMECA.
Raporti ka dëmtuar imazhin e institucionit, mësohet ti ketë bërë të ditur gjithashtu, kreu i Krimeve të Rënda, përfaqësuesit ët PAMECA-s.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












