Iframe
IframeBanorët që u prekën nga përmbytjet në Lezhë shprehen se situata ka qenë shumë e vështirë, ndërsa natën e kanë kaluar jashtë për shkak se banesat janë dëmtuar.
Njëri nga banorët është shprehur se me ndihmën e komshinjve arriti që të shpëtonte fëmijët që ishin në rrezik nga uji që përfshiu banesat.
“Fëmijët erdhën duke bërtitur ‘Babai hajde na shpëto’. Hyrja brenda kishte një metër ujë, çava dritaren dhe kërkova ndihmën e komshinjve që shpëtuan fëmijët. Uji ka bërë shumë dëme”.
Një natë e vështirë ka qenë edhe për të moshuarën 100-vjeçe.
“Kemi qëndruar gjithë natën jashtë. Nuk kemi çfarë të bëjmë, kam edhe nënën 100-vjeçe”, shprehet një banore e Lezhës. /Shqiptarja.Com/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












