Veliaj mashtrues i pafytyrë me biçikletë e tuta, fsheh të vërtetën e vdekjes së 17-vjeçarit në landfill

Shares

Erion Veliaj është një mashtrues i pafytyre që fshihet pas pamjeve me biçikletë e me tuta po bën gjithçka që të fshehë të vërtetën për vdekjen e një 17-vjeçari në landfillin e tij, duke i mbyllur gojën medias, dhe duke kërkuar ti heqë zërin edhe opozitës së vendit.
Denoncimi është bërë nga sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma
Duke ju referuar mbylljes së një programi televiziv që kishte investiguar rreth aferës së tij korruptive e kriminale në Sharrë, Duma apeloi që mediat të mos bëjnë kompromis me këto ngjarje të rënda, të mos pranojë harresën që kërkon të vendosë Veliaj mbi vdekjen e një 17-vjeçari të pafajshëm.

Deklarata e plotë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma


grida duma, 11 tetorErjon Veliaj, jo vetëm mbylli një program televiziv që kishte investiguar rreth aferës së tij korruptive e kriminale në Sharrë, por ai nuk lejoi dje as transmetimin e denoncimit të Partisë Demokratike në lidhje me këtë skandal të rëndë të cenimit të lirisë së medias, të lirisë së fjalës.
Denoncimi ynë dje nuk u dha nga pjesa më e madhe e medias, që gjendet nën kontrollin e rreptë të pushtetit.
Nën kontrollin e Edi Ramës dhe dorës së tij të zgjatur në tërë aferat korruptive e kriminale të Bashkisë së Tiranës, që është Erjon Veliaj.
Ky mashtrues i pafytyre që fshihet pas pamjeve me biçikletë e me tuta po bën gjithçka që të fshehë të vërtetën për vdekjen e një 17-vjeçari në landfillin e tij, duke i mbyllur gojën medias, dhe duke kërkuar ti heqë zërin edhe opozitës së vendit.
Kjo censura e dyfishtë edhe pse dëshmon se kush janë në të vërtetë Erjon Veliaj dhe Edi Rama, është një turp për vendin, për shoqërinë dhe mediat tona.
Po i drejtohemi sot mediave të vendit me mesazhin që të mos bëjë kompromis me këto ngjarje të rënda, të mos pranojë harresën që kërkon të vendosë Veliaj mbi vdekjen e një 17-vjeçari të pafajshëm.
Ne e dimë se jeni në kushtet e presionit, kërcënimit dhe joshjes, por është në nderin tuaj të ruani lirinë e shprehjes, arsyeja kryesore për ekzistencën e medias.
Partia Demokratike nuk do të heqë dorë asnjë ditë nga denoncimi i aferave korruptive e kriminale si ajo e Sharrës, e aq më tepër nga denoncimi i presionit ndaj medias.
Pika e vlimit po afron.
Edi Rama dhe Erion Veliaj mund të errësojnë ekrane e pushojnë gazetarë, por nuk do ta ndalin revoltën e popullit që po rritet përditë kundër sundimit të tyre të korruptuar e kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...