Maskat grabisin me armë një pikë karburanti

Shares

Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes me armë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 04:15 të mëngjesit të sotëm, në rrugën nacionale Fushë Krujë – Krujë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë rojës së karburantit, 42-vjeçarit  A. B., 10 000 lekë dhe më pas janë larguar.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kjo është hera e dytë që një pikë karburanti grabitet në harkun kohor të dy ditëve. Të dielën në mbrëmje dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve morën xhiron ditore në një pikë karburanti në kryeqytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...