Edi Rama mashtron dhe përqesh 18 mijë maturantët

Shares

Mashtrim dhe përqeshje e ka cilësuar kreu i PD-së, sjelljen e kryeministrit Edi Rama me 18 mijë maturantët, disa me rezultatet të shkëlqyera, që ende nuk kanë marrë një përgjigje për arsimimin e tyre në universitetet.
Sipas Bashës, për Ramën vlejnë vetëm milionat korruptive që fut në xhepat e tij dhe miqve të tij, ndërsa premton transparencë, meritë-preferencë dhe mbështetje buxhetore, për të rinjtë shqiptare pas shfuqizimit të pseudoreformës Rama.
Reagimi i Bashws erdhi pasi mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale drejtuar maturantëve, theksonte se pas 25 vitesh, sistemi i regjistrimit në universitete është i gjithi në dorën e maturantëve. Kryeministri i uron suksese të gjithë atyre që e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, ndërsa i fton të tjerët që të ndjekin zhvillimet në çdo degë për të përmbushur synimin e tyre.
Sipas kreut të qeverisë, tashmë ka ikur koha e mikut për t’u futur në universitet dhe gjithçka ndodh në transparencë të plotë. Më tej, Kryeministri thekson se fatin e kanë vetë në dorë të rinjtë dhe u kërkon atyre të bëjnë durim dhe vëmendje për të ndjekur zhvillimet e raundit të dytë.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha


basha-me-te-rinjte18 mijë maturantë, mes tyre mijëra me rezultate shumë të mira dhe të shkëlqyera, vazhdojnë të jenë në ankthin e pritjes nëse do të arrijnë të ndjekin studimet sipas meritës dhe preferencës. Ata dhe prindërit e tyre që kanë sakrifikuar gjithçka për shkollimin e tyre nuk kanë asnjë përgjigje pse nuk janë vlerësuar rezultatet e shkëlqyera të fëmijëve të tyre.
E ndërsa prisnin zgjidhje, autori i kaosit dhe pasigurisë së krijuar, ju dhuroi një tjetër mashtrim dhe përqeshje, që në orët e para të mëngjesit.
Nga bordi i një avioni privat, i shkëputur totalisht nga realiteti, Rama vazhdoi avazin e gënjeshtrave dhe talljeve me ëndrrat e mijëra të rinjve të cilëve ju ka vjedhur të ardhmen me aferat korruptive që fshihen pas pseudoreformës në arsim.
Për Ramën vlejnë vetëm milionat korruptive që fut në xhepat e tij dhe miqve të tij. Maturantët janë “viktimat” e radhës të pushtetit të tij të korruptuar.
Transparencë, Meritë-Preferencë dhe mbështetje buxhetore, këtë meritojnë dhe këtë do të kenë të rinjtë shqiptare pas shfuqizimit të pseudoreformës Rama. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën
. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...