Pasi kishin lajmëruar një emision investigativ për vrasjen e Arditit në fushën e plehrave që do transmetohej sonte në Vizion Plus, kryetari i bashkisë së Turanës, Erion Veliaj ia ka dalë që të bllokojë emisionin por ndërkohë edhe të mbyllë emisionin.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e këtij emisioni përmes një lajmërimi në boldnews.al ku ndë rtë tjera tregojnë se pronarët e televizionit kanë ndërprerë mbështetjen financiare për emisionin “publicus” duke ndaluar edhe transmetimin e tij në tv.
“Një lajm i keq për lirinë e medias. Emisioni investigativ Públicus në “Vizion Plus” është mbyllur. E ndërsa kryeministri Edi Rama flet për “kazanët” e medias, ky emision investigativ kishte dalë jashtë “kazanit” që me investigimet e forta bëri që pushtetarët e rinj të mos e pëlqenin këtë zë kritik. Kështu që ata ia arritën, deri në masën ekstreme: Mbylljen e këtij zëri kritik”, thuhet ndër të tjera në redaksionalen e autorëve me titull “Rënia e një ekrani”.
Drejtuesit e televizionit “Vizion Plus”, njoftuan se ata e nuk lejojnë transmetimin e episodit të tretë të “Públicus”, të titullur “Kodrina e vdekjes”, sipas programimit (të dielën, dt., 09. 10. 2016, ora 20:10)!
Njëkohësisht, kanë tërhequr mbështetjen financiare për programin, për stafin e përfshirë për realizimin e tij dhe se kanë larguar të gjitha njoftimet publicitare për këtë program nga faqja zyrtare online e televizionit!
Emisioni “Kodrina e Vdekjes” sillte dëshmi të reja që implikonin në skandalin e vrasjes së një adoleshenti edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.
Ky i fundit është i njohur për presionin dhe censurën që ushtron në mediat që lidhen me biznese që kanë kontrata ose mund të bëjnë kontrata me bashkinë e Tiranës si më parë me ministrinë e Punës.
“Të dielën në mbrëmje, “Públicus”, nuk u lejua të transmetojë një raport mbi vdekjen tragjike të një të riu që banonte në rrethinat e ish Kombinatit, e që punonte në kushte pasigurie në Landfillin e Sharrës, pronë e Bashkisë së Tiranës e që e bashkëadministronte me një kompani private riciklimi. Bëhet fjalë për Ardit Gjoklajn, 17 vjeçarin që që u nda nga jeta në rrethana dramatike. Ne shkuam në Sharrë, takuam njerëz e folëm me familjarët e viktimës dhe regjistruam dëshmi. Zbuluam dokumenta të cilat nëpunësit kërkojnë t’i fshehin, pasi nuk duam të zbulohen përgjegjësitë. E të gjitha këto i përgatitëm për t’i publikuar. Por nuk na lanë!”, shkruajnë autorët e emisionit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












