Thyhet Kombëtarja, Spanja shënon në pjesën e dytë

Shares

Ndëshkohet skuadra shqiptare. Diego Costa ka shënuar në minutën e 54 pas një sulmi që erdhi si pasojë e një gabimi të Berishës.

Spanjollet kane rrezikuar serish ne minute e 58.

Vazhdon beteja mes sulmit spanjoll dhe mbrojtjes shqiptare. Dhjetë minutat e para të pjesës së dytë janë luajtur kryesisht para portës së Berishës duke nxjerrë jashtë loje në fakt mesfushën e skuadrës shqiptare e cila nuk po ia del të skanojë sulmin spanjoll që në zonën e vet të ruajtjes.

Pjesa e parë Shqipëri-Spanjë 0:0. Tetë minuta tërbim spanjoll në zonën shqiptare

Për gati tetë minuta me rradhë nga 38’ deri në 45’ spanjollët nuk i janë ndarë zonës së portës së kombëatrës shqiptare. Një betejë kokë për kokë, “trup me trup” dhe jo më “ne me gurë ata me mitraloz”, duke ia dalë të ndalin furinë spanjolle e cila tërbohet nga ngjyra e kuqe e mbrojtjes shqiptare.

Lenjani është dëmtuar duke carë një pjesë të veshit.

Pritje e mrekullueshme e Berishës, minuta 17’

Portieri i kombëtares shqiptare shpëtoi nga një gol pothuajse i sigurt skuadrën e tij.

Një krosim i shpejtë i spanjollëve përpara portës dhe më pas një gjuajtje e drejtëpërdrejtë tek porta konsiderohej gol i sigurtë.

Ka qenë institikti dhe mprehtësia e portierit tonë që shmangu topin duke u dhënë spanjollëve vetëm një goditje këndi.

Formacionet

Shqipëria (4-5-1): Berisha; Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli; Xhaka, Lila, Memushaj, Roshi, Kukeli; Balaj

Trajner: Xhani De Biazi

Spanja (3-4-3): De Gea; Ramos, Pike, Monreal; Koke, Buskets, Alkantara, Injesta; Vitolo, Kosta, Silva

Trajner: Julen Lopetegui

Gjyqtar: Bas Nijhuis (Holandë)Formacionet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...