Policia e Shkodrës ka goditur një grup të trafikut të kokainës duke arrestuar dy persona.
Në një njoftim të saj policia njofton se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “High” ku janë sekuestruar 173.6 gr lendë narkotike e fortë e dyshuar Kokainë.
Të arrestuarit janë: Abdyl Canga, 22 vjeç, banues në Shkodër; Aleks Shpendi, 28 vjeç, banues në Shkodër
Gjatë kontrollit të ushtruar ju gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale:
-një sasi prej 173.6 gram lendë narkotike e dyshuar kokainë
-100 000 lekë të reja
-2 aparate celular
-1 peshore eletronike e vogel.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283 e 25 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












