“Vettingu” hyn në fuqi sot, 800 gjyqtarë e prokurorë në lupën e...

“Vettingu” hyn në fuqi sot, 800 gjyqtarë e prokurorë në lupën e rivlerësimit

77
0
Shares

Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si ligji i vettingut hyn në fuqi sot.
Pavarësisht se PD e ankimoi atë në kushtetuese 3 ditë para hyrjes në fuqi, tashmë ligji do të ketë fillojë të ketë efektet e tij për ushtrimin e një kontrolli të rreptë në të gjithë hallkat e sistemin të drejtësisë.
Në bazë të ligjit të Vettingut, të gjithë gjyqtarët e trupave gjyqësore në Shqipëri do të kalojnë në 3 teste të vlerësimit të tyre që nisin me atë të pasurisë, kontrollin e figurës e më pas atë etiko-profesional.
Parashikohet që këtij procesi rivlerësimi t’i nënshtrohen rreth 800 gjyqtarë, prokurorë, ndihmës të tyre dhe këshilltarë. Ndërkaq ligji parashikon që për procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve të ngrihen katër institucioneve të reja e që janë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit, Komisionerët Publik, dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, që do të jetë pjesë e rëndësishme e këtij procesi.
Presidenti ngarkohet në Kushtetutë, për të shpallur vendet vakante për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, ndërsa brenda 7 ditëve pasi mbylljes së procesit të aplikimit, kreu i shtetit bën një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për secilin pozicion dhe një listë me ata që nuk i plotësojnë këto kritere.
Ligji parashikon gjithashtu dhe rastet kur presidenti nuk e kryen dot këtë procedurë brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi të Aneksit të Kushtetutës, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY