ROLAND BEJKO/ Tokat e lira në Lazarat as 40 ha, nga i gjen Saimir Tahiri 319 ha të mbjella me kanabis…?!

Shares
roland bejko, vogel 3

Roland Bejko

Një pyetje për Saimir Tahirin.
Si mund të ketë qenë mbjellë me drogë 319 hektar në Lazarat kur gjithë sipërfaqja e fshatit, me gjithë shtëpitë, rrugët e brendshme, përrenjtë, shkëmbinjtë, gërxhet, shkollat, qendrat shëndetësore, ish qendrën e kulturës, etj është rreth 100 hektarë?
Duke zbritur këto sipërfaqe të zëna e të pashfrytëzueshme gjithë tokat e lirë ku mund të mbillej në Lazarat nuk i kalonte në ditën më të keqe të 35 – 40 hektarët.
Nuk mbulohet mëkati me gjethe fiku, dhe gjethja e fikut për ty nuk mund të shërbejë më Lazarati.
E vërteta të ka nxjerrë cullak, dhe ti e di këtë. Qytetarët e dinë ç’ndodh anekënd Shqipërisë, pavarësisht shifrave që jep ti. Ata i mbyti hashashi, “të fortët” që kanë shkuar nga Tirana nën hyqmin e kryepolicëve lokalë po ju marrin frymën.
Hajd Sajme, mos bën sikur se di të vërtetën. Provo të kalosh me makinë nga ura e Memaliajt në Kras, të çan hundët aroma mbytëse e hashashit. Vetëm ata që thithin të bardhë nuk e ndiejnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...