Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta se bashku me Ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti morën pjesë sot në inaugurimin e rehabilitimit të Kanalit Vjosë – Levan – Fier.
Deri këtu diçka tingëllon normale…
Por, po ti referohesh “kronikave të kohës”, mësohet se rehabilitimi i këtij kanali ka përfunduar më se katër muaj më parë, kur jo më larg se 3 qershori i këtij viti, mediat “çaheshin” në pasqyrimin e “sihariqit” se pas më se 25 vjet, Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e linjës përfunduan punën për pastrimin e kanalit vaditës Vjosë – Levan – Fier.
Kjo është vepra më e madhe vaditëse në zonën e Myzeqesë me një gjatësi prej 31 km, transmetonin “kronikat e kohës” dhe se për pastrimin e kësaj vepre vaditëse u përdor fondi prej 127 milion lekë.
Do të deshëm të besonim, se edhe deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe…
Por, po të shtyhemi disa dekada në kohë, “kujtojmë” se ky kanal, për herë të parë është përuruar në maj të vitit 1953.
Në “Google”, mungojnë “kronika e kësaj kohe të hershme”, për tu njohur me “udhëheqësit pararendës”, të Ilir Metës, që kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjen historike të 63 viteve më parë.
Megjithatë një gjë nuk duhet lënë pa përmendur… Ndërsa Edi Rama, përuron veprat e nisura e përfunduara nga Sali Berisha, Ilir Meta, tejkalon çdo parashikim dhe “vetëkënaqet” me veprat e Enver Hoxhës. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/