Sot, Princi Leka II dhe Elia Zaharia bashkohen në martesë në një festë të vërtetë mbretërore. Çdo detaj i kësaj dite të gjatë është kuruar me kujdes nga organizatorët e eventeve dhe Class AV që u përzgjodh nga ata për dekorimin e ambienteve, përfshirë edhe lulet natyrale që do t’i japin freski tryezave dhe mjediseve të Rezidencës dhe Pallatit të Brigadave. Bashkëpunëtorja e përhershme e Class AV, Frida Banushi, floristja e Floral Fantasy ka rrëfyer për përzgjedhjen e kujdesshme të luleve që është bërë për këtë dasmë, por, çfarë është më interesantja edhe për buqetën e nuses, Princeshës Elia Zaharia.
Ajo ka theksuar që çdo lule që është vendosur në këtë buqetë ka mesazhin e vet, që ka të bëjë si me prejardhjen e bashkëshortit të Elias dhe me të sajën, deri te kujtimet e fëmijërisë.

Mbretëresha Geraldinë thirrej Trëndafili i Bardhë i Budapestit dhe tregon dashuri, lumturi dhe bukuri.
Lilly of Valley,
një lloj zymbyli, është lulja që përdoret nga të gjitha princeshat dhe shpreh besimin e plotë.
Daizy, lulja e deles,
lulja e preferuar e mamasë dhe e fëmijërisë së Elias.
Gardenia,
përfaqëson dëlirësi, pastërti.
Callas,
përfaqëson bukuri madhështore.
Tulipan,
dashuri perfekte.
Bouvardia,
thjeshtësi, elegancë.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












