Nga Basir Çollaku
Kush pengonte ardhjen e zv-shefit te Guardia di Finanza, Alessandro Giuliani për të dhënë shpjegime në Tiranë për bashkepunimin me oficerin shqiptar Dritan Zagani
A fshehu Ana Poggi, ish-shefja e misionit të Interforza në Tiranë, zyra ndërlidhëse e policisë italiane, eprorëve të saj në Romë, shkresën përgjigje të Krimeve të Rënda, nëse zv/shefi i Guardias Allesandro Giuliani, në distriktin e Vlorës, është në hetim për një çeshtje për trafik droge, për të cilën Prokuroria për Krime të Rënda, kishte nisur hetime edhe në ngarkim të shefit të antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë Fier Dritan Zagani..?!! Interforza nuk e ka marrë, ose nuk e ka dërguar në Romë përgjigjen e Krimeve të Rënda, sepse ka ardhur një kërkesë e dytë dhe është kthyer një përgjigje e dytë. Ata kanë kërkuar për të dytën herë informacion..Me sa duket Anna Poggi i ka bërë nder dikujt në Ministrinë e brendshme duke penguar hetimin me përcjelljen e shkresave. Të dhënat u kërkuan përsëri nga Michele Grillo, pasardhësi i Ana Poggi. Prokuroria me 4 gusht 2015 i kthen përgjigje dhe rikonfirmon se kjo është hera e dytë që i përgjigjen të njëjtit institucion, për të njëjtën kërkesë. Ajo pohon, në një shkresë eksluzive të padalë deri më tani publikisht, madje dokument i dosjes që nuk iu mundësua as të pandehurit, as avokatit të tij. Në të thuhet se..” Në vijim të konfirmimit dhe të datës, 07/05/2015, me numër protokolli 1037/4, ju informojmë sërish, se asnjë përfaqësues i “Guardia di Finanza” italianë si dhe asnjë qytetar italian, nuk është nën hetim, apo ,marrë si i pandehur, në kuadër të hetimeve, lidhur me këtë procedim penal…Duke ju falenderuar për bashkëpunimi. Dikujt i ka prishur punë ardhja e Giulianit në Tiranë, për të sqaruar rrethanat në të cilat gjendej kolegu i tij shqiptar, Dritan Zagani. Po si ka qenë letërkembimi..
Kërkesat dhe përgjigjet..
Me 15 janar 2014 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në një shkresë me nr protokolli 185/2, i kërkon zyrës së ndërlidhjes të policisë italiane, misionit Interforza në Tiranë, informacion për një shtetas italian, pasi gjatë përgjigjeve, rezultonin biseda të tij me disa persona të tjerë në hetim për trafik narkotikësh. Ndër të tjera në këtë dokument thuhet se “..Gjatë hetimit për këtë procedim penal, janë autorizuar për tu kryer përgjime, për disa numra telefoni celularë, në përdorim të disa shtetasve në Gjirokastër, Vlorë, etj. Njëri prej tyre është edhe një shtetas me banim në Vlorë, me numër telefoni xxxyyy, nga përgjimet ka rezultuar se komunikon me një punonjës policie të Drejtorisë së qarkut Fier, me numër xxxyy. Të dy këta shtetas komunikojnë me një shtetas italian, i paidentifikuar mirë akoma, i cili ka qenë në Shqipëri dhe kishte në përdorim numrta e telefonit celularë shqiptarë, xxyy, Me datë 13 01, 2014, është larguar nga Rinasi për në Itali, dhe dje me datë 14 ka komunikuar me me subjketin tonë me numër xxx nga numri i tij italian. Nga bisedat rezultonte se ai e njihte bregdetin tonë të jugut, si bregdeti i Borshit..Kjo ishte kërkesa e Krimeve të Rënda për Alesandro Giulianin.
Përgjigja e parë..
Pa u mbushur ende tre javë Interforza në një shkresë, nën siglën urgjente, të firmosur nga ish drejtuesja e misionit Anna Poggi, me 4 shkurt 2014, i kthehet përgjigje Prokurorisë shqiptare. Ndër të tjera në të thuhet se “..Kjo zyrë ka bërë me dije se personi, (gjinia mashkull) i cili duhet të identifikohet, i korrespondon Alessandro Giuliani, i Guardia di Finanza, në shërbimet pranë sektorit “I” të Komandës Rajonale Emilia Romagna…Luogotenente Alessandro Giuliani, në vijim të shërbimit, pranë Qendrës Kufitare detare, në vitet 1999-2000, dhe 2010-2012, ka kryer edhe aktivitet informues, përgjatë këtij shërbimi, ka konsoliduar lidhjet me pjesëtarë të policisë shqiptare, si dhe subjekte të tjera të cilët kanë qenë të aftë ti japin informacione të dobishme për zhvillimin e aktivitetit të policisë gjyqsore në Itali… Në periudhën nga 10 deri me 13 janar Giuliani ka ardhur në Shqipëri privatisht, jo me shërbim, por i autorizuar nga shefat e shërbimit të tij…ka kontaktuar shpesh edhe një pjesëtar të policisë shqiptare, i IMPENJUAR në shërbimet antidrogë i cili administron burime kofidenciale, duke konsoliduar një marëdhenie besimi me organin homolog të policisë, me qëllim shkëmbimin e njohjeve, modus operandi, vendeve të mundshme nga të cilat nisen skafet që transportojnë lëndë anrkotike nga brigjet shqiptare, vende të njohura nga shtetasi në fjale, nga e kaluara e tij në territorin shqiptar. ..Zyra jonë qendrore në Romë, ka evidentuar që komanda përkatëse e nënoficerit Alessandro Giuliani, nëpërmjet Drejtorisë Qëndrore për Shërbimet Antidrogë, ka nevojshmërinë për tu vënë në dijeni për cfarëdo lloj aktiviteti info/hetimor, të kryer në territorin e huaj, me qëllim interesimin e mëtejshëm të organeve homologe kompetente edhe ne lidhje me sa është e dobishme për Autoritetet e huaja dhe mungesën e kompetencave të policisë gjyqsore në territorin e huaj…” Kjo është përgjigja e dërguar nga Anna Poggi te Krimet e Rënda Tiranë, ardhur nga Roma për Alessandro Giulianin, “përfituesin nga trafikantët” sic thotë kryeminsitri Rama me 17 shtator 2015, në një emsioin televiziv. Me këtë përgjigje duket se Roma është e bindur se Giuliani dhe Zagani nuk janë bashkëpunëtorë të trafikut por luftojnë atë..Por Tahiri dhe Rama mbase kanë pasur një plan tjetër..
Poggi harron Giulianin dhe Zaganin!!!
Eshtë dhe një shkresë tjetër, e cila është dërguar nga Anna Poggi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, diku nga qershori 2015, si informacion dhe më pas përgjigje e cila duhej të shkjonte në Romë. Por dicka ka ndodhur. Arrestimi i Dritan Zaganit në maj 2014, pas dështimit të prokurorisë e policisë për ta akuzuar për bashkëpunim në trafik drogë, duke mos pasur asnjë provë, vështirësoi shumë gjëra. Avioni i riformatos në Divjakë sapo kishte rënë për tu mbushur më drogë. Prokuroria i përgjigjet Poggit se asnjë italian, pra as nënoficer Alessandro Giuliani, nuk janë në hetim, në këtë procedim penal, të hapur prej saj. Mbërritja e kësaj përgjigjeje do ta mundësonte ardhjen e Giulianit në Tiranë dhe shpjegimet e tij, do të kishin dhënë tjetër drejtim ngjarjes, sigurisht edhe hetimeve. Por Anna Poggi me sa shihet nga përgjgija e Prokuroisë dhe kërkesa e përsëritur r Interforza, nuk e ka dërguar këtë shkresë. Pas këtyre ngjarjeve Poggi shkarkohet nga Tiranë dhe dërgohet ne Lubjanë. ajo mer rme 10 korrik 2015, nënshtetësinë shqiptare, birëson dhe një vajzë në Shqipëri, dhe ikën në një tjetër detyrë në Sllloveni. Ardhja e Michele Grillos, sjell nëj tjetër kërkesë drejt Prokurorisë së Krimeve të rënda, ku kërkohej dijeni nëse në çeshtjen “Zagani” kishte ndonjë italian në hetim(Giuliani). Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, Tiranë, nr protokolli, 1639 datë 04 gusht 2015 drejtuar zyrës ndërlidhëse të policisë italianë në Tiranë, Interforza kthen përgjigje të kërkesës së bërë më datë 03-08-2015, pasi Poggi është larguar nga Shqipëria. Ky paragraf i mëposhtëm, tregon se kjo është përgjigje e përsëritur, është një riinformim. Në të thuhet se “… Në vijim të konfirmimit dhe të datës, 07/05/2015, me numër protokolli 1037/4, ju informojmë sërish, se asnjë përfaqësues i “Guardia di Finanza” italianë si dhe asnjë qytetar italian, nuk është nën hetim, apo ,marrë si i pandehur, në kuadër të hetimeve, lidhur me këtë procedim penal…” Prokuroria për krime të Rënda, me 7 maj 2015, ka kthyer përgjigje të njëjtë Interforza-s, kur në detyrë ishte ende Anna Poggi, e cila është larguar në qershor. Prokuroria thotë se “Në vijim të konfirmimit dhe të datës, 07/05/2015, me numër protokolli 1037/4..” dhe përgjigja është e njëtë me shkresën e datës 4 gusht 2015. Duke krahasuar me letërkëmimin 15 janar e kthim përgjigjes me 4 shkurt, të letrës së parë mes Tiranës dhe Romës, kjo kërkesë e Poggit për Krimet e rënda, duhet të jetë bërë së paku në prill 2015. Dikush ka dashur që Giuliani të mos vijë në Tiranë dhe shkresat kanë mbetur në zyrën e Interforza në Tiranë, apo nuk dihet se ku kanë përfunduar. Procesi vazhdon ende në Gjykatën e Fierit, oficerin italian ende spo e “lënë” të vijë e dëshmojë në Gjykatë, duke zvarritur pa fund prej dy vitesh procedurat gjoja te domosdoshme. Dikush ka frikë mbase nga dëshmia e tij..
Pergjigja e plotë Prokurorisë për Krimeve të Rënda, për Romën për Giulianin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, Tiranë, nr protokolli, 1639 datë 04 gusht 2015 drejtuar zyrës ndërlidhëse të policisë italianë në Tiranë, Interforza
Në përgjigje të kërkesës tuaj të datës 03-08-2015, me numër reference
UCI/ALB/R001-2014-15/FS ju informojmë sa vijon
Prouroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të rënda, Tiranë, me datë 26/12/2013, ka regjistruar procedimin penal nr 286, në ngarkim të shtetasve Vehbi Bajrami etj, të dyshuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, ngelur në tenttativë, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 të kodit Penal, në bazë të materialeve të referuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, lidhur me sekuestrimin e një sasie bimore afro 908 kilogramë lëndë narkotike e llojit “canabis sattiva”, në afërzi të vijës bregdetare pranë zonës së Hidrovorit në Vlorë, me datë 24/12/2013,
Në kuadër të këtij hetimi, është marrë i pandehur edhe punonjësi i Policisë së Shtetit, për veprat penale të parashikuara nga neni 248 dhe 300 të Kodit Penal. aktet në ngarkim të shtetasve të marrë të pandehur , për këtë procedim penal kanë kaluar për gjykim, pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, Tiranë,
Në vijim të konfirmimit dhe të datës, 07/05/2015, me numër protokolli 1037/4, ju informojmë sërish, se asnjë përfaqësues i “Guardia di Finanza” italianë si dhe asnjë qytetar italian, nuk është nën hetim, apo ,marrë si i pandehur, në kuadër të hetimeve, lidhur me këtë procedim penal…
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin….A. XH…
Avokati Agim Tirana: Na janë fshehur 9 volume të materilait hetimor
Të akuzuarit dhe avokatit të tij nga Prokuroria për Krime të Rënda, në përfundim të hetimeve, i janë vënë në dispozicion, për tu njohur si matëeriale të dosjes së hetimit paraprak, 6 volume. Ndërkohë, është e vërtetuar që dosja e hetimit paraprak, përbëhet nga 15 volume. Avokati mbrojtës Agim Tirana thotë se në bazë të ligjit të procedurës penale, prokuroria është e detyruar, që në përfundim të hetimit, të njohë të pandehurin dhe avokatin e tij, me gjithë materialin e dosjes. Tirana thekson se ky është shpërdorim detyre nga Prokuroria, sepse nuk garanton mbrojtje kuhstetuese të të pandehurit. Një material shumë i rëndësishëm, korrespondenca e Interforza me Prokurorinë për Krime të Rënda, mungon në dosje, në volumet që i janë vënë në dispozicion mbrojtjes, ndërsa i vihen në dispozicion shtypit. Një përgjigje e rëndësishme mungon nga akuza pohon avokati mbrojtës, çfarë fshihet në këtë letërkëmbim, të zyrës së Interforza dhe Prokurorisë, zyrë e drejtuar aso kohe nga Ana Poggi?
Zagani kallzoi ne Prokurori, Poggin dhe Bolinon
Zagani ka bërë kallzim për Anna Poggi ish-shefen e Interforcës në Tiranë, Anna Poggi dhe botuesin Carlo Bollino, të gazetës “Shqiptarja.com” pasi pretendon se kanë falsifikuar dokumente. Kallzimi është bërë në Prokurori, në nëntorin e vitit të shkuar, nga Dritan Zagani.
Prokuroria e Përgjithshme, ka vënë në dijeni Zaganin, se e ka marrë denoncimin e tij dhe ka nisur investigimin hetimor. Prokuroria ka pushuar çështjen ndërsa mbrojtja ka apeluar këtë vendim .Denoncuesi pretendon se është konsumuar vepra penale Falsikim i dokumentave (duke paraqitur rrethana te rreme) kryer në bashkëpunim i bërë nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin,parashikuarnganeni186/3 i KoditPenal.
Ambasadori italian heshti kur Rama aludoi per Giulianin dhe Zaganin
16 shtator 2015
Ambasadori italian në Tiranë asokohe Massimo Gaiani, më i qeshur se sa e mundësonte tema dhe salla, nuk u sikletos aspak nga fjala e kryeminsitrit dhe minsitrit shqiptar. Gaiani deklaroi në atë konferencë kur Rama e Tahiri aludonin edhe për oficerin italian se “Bashkëpunim i shkëlqyer mes policisë shqiptare me Guardia di Finanzian, Interforcën përgjatë gjithë kësaj faze. Kjo është bërë e mundur në bazë të shkëmbimit të të dhënave, e gjithë kjo është bërë e mundur përmes një niveli të jashtëzakonshëm të besimit të ndërsjellët. Misionet e realizuara kanë bërë të mundur që të vihen në dispozicion të policisë shqiptare të dhëna për drogën, 1350 plantacione me kanabis janë zbuluar të shtrira në territorin shqiptari të cilat janë asgjësuar dhe më tej janë identifikuar edhe autorët…” Por kjo është një dosje që prek të dy brigjet dhe në mes është si shpeshherë droga.
Pergjigja e Krimeve të Rënda, për Romën për Giulianin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, Tiranë, nr protokolli, 1639 datë 04 gusht 2015 drejtuar zyrës ndërlidhëse të policisë italianë në Tiranë, Interforza
Në përgjigje të kërkesës tuaj të datës 03-08-2015, me numër reference
UCI/ALB/R001-2014-15/FS ju informojmë sa vijon
Prouroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të rënda, Tiranë, me datë 26/12/2013, ka regjistruar procedimin penal nr 286, në ngarkim të shtetasve Vehbi Bajrami etj, të dyshuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a/2-22 të kodit Penal, në bazë të materialeve të referuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, lidhur me sekuestrimin e një sasie bimore afro 908 kilogramë lëndë narkotike e llojit “canabis sattiva”, në afërzi të vijës bregdetare pranë zonës së Hidrovorit në Vlorë, me datë 24/12/2013,
Në kuadër të këtij hetimi, është marrë i pandehur edhe punonjësi i Policisë së Shtetit, për veprat penale të parashikuara nga neni 248 dhe 300 të Kodit Penal. aktet në ngarkim të shtetasve të marrë të pandehur , për këtë procedim penal kanë kaluar për gjykim, pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, Tiranë,
Në vijim të konfirmimit dhe të datës, 07/05/2015, me numër protokolli 1037/4, ju informojmë sërish, se asnjë përfaqësues i “Guardia di Finanza” italianë si dhe asnjë qytetar italian, nuk është nën hetim, apo ,marrë si i pandehur, në kuadër të hetimeve, lidhur me këtë procedim penal…
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin….A. XH…
Shtypi italian per Poggin
me 2 tetor 2015,
Anna Poggi ka qenë përgjegjëse e Zyrës së Trajtimit të Akteve në Policinë e Gjenovës, kur ndodhi dhuna e madhe policore ndaj protestuesve antiglobalistë të samitit të G8-ës.
Ajo bashkë me 44 kolegë të tjerë u akuzua për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të arrestuar në kazermën e Bolzanetos.
Dënimi me kusht prej 2 vitesh e 4 muaj nuk ia pengoi karrierën policore dhe Poggi erdhi në Shqipëri si drejtuese e Zyrës së Interforcës, një agjenci bashkërendimi e aksioneve kundër trafiqeve.
Ngritjen në detyrë e mori ndërsa proçesi gjyqësor ishte në vazhdim, konfirmimi iu dha pas dënimit….”
Reagimet e kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri
Edi Rama
✔@ediramaal
#VajmedetPD te ka mbetur ta shpallesh pishtar demokracie perdhosesin e uniformes blu qe kerkohet nga policia per bashkepunim ne trafik droge..”
6:12 PM – 4 Sep 2015
•
Me 16 shtator 2015, kryeministri Rama në një konferencë të policisë ku merrnin pjesë dhe ambasador amerikan Donald Lu dhe ai italian Massimo Gaiani, flet per çeshtjen “Zagani”
Rama duke iu referuar akuzave të bërë nga shefi antidrogës Dritan Zagani u shpreh se ish-shefi antidrogës është një bashkëpuntor i trafikantëve i blerë nga opozita..tha se ” një të fundit po ju them sot, ndihuni krenar përgjithë jetën për atë qe keni bërë. Një kriminel për ata që policia e shtetit e rilindur ka pasur kurajon ti evidentojë dhe pastrojë nga rradhët e veta një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave dhe madje edhe i kruet të shtetit, heroi që na kërkon përgjigje ndërkohë që është në kërkim, që është në arrati, ndërkohë që duhet të paraqitet për akuzat në prokurori pasi ka thyer detyrimin e gjykatës për tu paraqitur..” Krimineli sipas kryeministrit, nuk eshte denuar nga asnje gjykate, dhe akuza ndaj tij, ende e paprovuar, eshte largim nga masa e arrestit shtepiak dhe shperdorim detyre, si pasoje e bashkepunimit te tij me koleget italiane, cka ka sjelle shume te arrestuar trafikante dhe vrases.
Me 24 tetor 2015, ministri i brendëshëm Sajmir Tahiri në një intervistë në Top Story e cila gjendet ne këtë link në you tube
http://top-channel.tv/neë/tv/videot.php?id=63926
ndër të tjera thotë se opozita po përdor një ish polic që akuzohet për bashkëpunim me trafikantët në trafikun e drogës…” deklaratë e cila nuk korrespondon me akuzën zyrtare të prokurorisë
Tahiri sërish bën diversion me një lajm të pavërtetë se Zagani me Vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë së mëparshme, ka marrë një banesë në Orikum. Ajo është e pavërtetë dhe fakte të shtrembëruara. Eshtë një vendim i Këshillit të Ministrave, që ka trajtuar me status të pastrehe, mbi 20 oficerë policie, mes të cilëve është edhe Dritan Zagani. Të gjithë të tjerët kanë marrë banesat, apo objektet sipas VKM, vetem Zagani dhe një tjetër koleg i tij nga Tepelena, nuk kanë marrë asgjë, dhe cështja për objektin që mund të merrnin ata është ende në një proces gjyqsor, për çështje pronësie.
me 17 shtator 2015, në Top channel Edi Rama..”na del dhe një hero sic krijohen heronj në këto raste nuk eshte histori tipike shqiptare, shikoni historitë e vendeve të tjera, dalin nga brenda rradhëqve teë policisë, nga bvrenda rradhëve të shërbimit, nga brenda gjoja rradhëve të luftëtarëve, ata që denoncojnë se këtë po e bëkan kryesorët…dhe kush ëhstë ky heroi që nga kreu shtetit opozita dhe deri disa media sugjerojnë se duhet marrë shumë seriozisht…nje i kërkuar nga policia një person i arrestuar për bashkëpunim me një person tjetër, të Guardia di Finanzës, një italian në dekonspirimin e operacioneve kundër drogës, për të përfituar nga trafikantët falë dekonspirimit….thonë duhet dëgjuar më vëmendje ky…ky është një kriminel.. “
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













