Ne foto, gomonia e dy italianeve te kapur mbreme
Ky nuk është rasti i parë. Ka ndodhur shpesh në vitet e fundit që italianët të kapen në Shqipëri në përpjekje për të transportuar drogë duke ënë në dyshim faktin se ata janë drejtuesit realë të trafikut, dhe jo shqiptarët.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Repartin Delta dhe Guardia di Finanza kanë bërë të mundur konstatimin e një mjeti lundrues rreth orës 22:02 të mbrëmjes së djeshme dhe bllokimin e tij në Gjirin e Gjipeut, rreth 0,5 milje larg bregut, të llojit “Gomone” me një motor mërkuri 250 hp, 8 m e gjatë dhe 2 m e gjërë.
Në bordin e këtij mjeti lundrues ndodheshin dy shtetas italianë:
– G.M., 49 vjeç, banues në Brindisi.
– M.Ch., 40 vjeç, banues në Brindisi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo material i kundraligjshëm.
Dy shtetasit italianë janë persona me precedent kriminal në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike në shtetin Italian pasi gjatë hetimeve të kryera nga Policia e Vlorë, ka rezultuar se këta shtetas janë pajisur me Vendim të Gjykatës Italiane për të mos dalë nga shteti i tyre.
G.M. dhe M.Ch. janë shoqëruar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe më pas janë marrë nga Policia Kufitare me qëllim kryerjen e veprimeve për tu proceduar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”.
Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e hyrjes së këtij mjeti lundrues në ujërat territoriale të vendit tonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












