Një nga dëshmitarët kyc në procesin ndaj Kastriot Ismailaj për Cez, Elvis Mataj, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA nuk gjendet.
Prokurori i çështjes ka thënë se prej disa kohës Mataj nuk ndodhet në Shqipëri dhe se nuk i dihet adresa.
Ndërkohë, Ismailaj ka kërkuar me çdo kusht që dëshmitari ‘kyç’ të paraqitet në seancë, edhe spe ai ka dëshmuar tri herë deri tani.
Ismailaj, akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit ka arritur të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 mln euro.
Elvis Mataj deklaroi se kishte fakte e prova që do të hidhnin dritë mbi skandalin CEZ-DIA, ku bëhej fjalë për një skemë të pastër mashtrimi në mbledhjen e borxheve të CEZ.
Por ai nuk u bë dëshmitar i drejtësisë, vetëm iu sigurua mbrojtje pas dyshimeve se i rrezikohej jeta, pikërisht pas dëshmisë që kishte dhënë në gjykatën e Arbitrazhit, ku ndër të tjera kishte tregoi marrëdhëniet e tensionuara me biznesmenin Kastriot Ismailaj dhe kërcënimet që ky i fundit i kishte bërë për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












