SHIFRA/Sa kushton një prostitutë luksi në Tiranë

Shares

Prostitutat e luksit në Shqipëri janë shumë të shtrenjta duke siguruar fitime apo dhuarta të majme. Sipas gazetares së kronikës Klodiana Lala një prostitutë luksi është paguar plot 3 mijë euro për një natë nga një politikan shqiptar.

Gjatë një debati në tv klan tek emisioni opinion ajo i ëhstë drejtuar gazetarit Fevziu>

“Ju thatë 300-500 euro, por mua një prostitutë luksi më tha se ka marrë 3 mijë euro për një natë me politikanin shqiptar. Ka që japin dhurata, makinë apo dhurata të shtrenjta, janë në varësi të biznesmenit që peshkojnë. Prostitutat e luksit janë femra të njohur, që kanë profesione të ndryshme dhe madje të njohura në publik, këtë e kanë si punë të dytë”, tha gazetarja duke shtuar se këto prostituta “VIP” janë të pakta dhe se takimi me politikanët bëhet në hotele të njohura në Tiranë.

Gazetarja, cila ka intervistuar në burgun 325 femra të ndryshme, tha se njëra ishte vajzë që ushtronte prostitucion, e cila i përkiste komunitetit rom dhe e kishte nisur këtë profesion në moshën 13 vjeç. Më pas e gjendur në kushte të vështira ekonomike e kishte kryer këtë punë se s’kishte asnjë mënyrë tjetër për të siguruar mbijetesën. Pagesat ishin qesharake që vazhdonin nga 5 mijë lekë të vjetra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...