Procedohet penalisht mjeku nga Kamza që kuroi alergjinë nga kanabisi

Shares

Mjeku nga Kamza që kuroi alergjinë nga kanabisi dhe e postoi më pas në Facebook për të sensibilizuar qytetarët është marrë nën hetim nga policia.

Sipas një njoftimi të policisë Mhill Gecaj akuzohet pasi ka publikuar të dhëna të pacientëve në kundërshtim me urdhërin e mjekut dhe detyrën e tij si dhe mosdhënie informacioni.

mhill postim

Specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 5, proceduan sot në gjendie të lirë të shtetasin M.G. 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Kamëz.

Procedimi i këtij shtetasi ka nisur pasi ka publikuar të dhëna të pacientëve në kundërshtim me urdhërin e mjekut dhe detyrën e tij si dhe nuk ka dhënë informacion tek organet kompetente mbi mjekimin e shtetases F. I.

Sipas deklarimeve te mjekut, pacientja dyshohet të ketë marrë dëmtime gjate kultivimit te bimes narkotike Cannabis Sattiva.

Shtetasi M.G., në faqen e tij të “Facebook” ka publikuar rastin e mjekimit duke pretenduar se pacientja ka pësuar efekte anësore nga kultivimi i bimëve narkotike.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në datë 24.09.2016, rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore Kamëz, është paraqitur dhe ka marrë mjekim, e sëmurë me alergji shtetasja F. I.

Po punohet për gjetjen e kësaj shteteseje dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarieje.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është rasti i tretë që në Tiranë policia procedon në gjendje të lirë persona që sensibilizojnë lidhur me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në vend. Dy gazetarë, Artan Hoxha dhe Eni Vasili u porceduan pasi i pari publikoi të ëhdna rreth trafikut ndërsa Vasili shfqi në emision një bimë kanabisi.

Procedimi i doktorit është rasti i tretë kur policia kërkon të mbyllë debiti për kanabisin ndërsa lë të lirë ata që e kultivojnë dhe sigurojnë miliona prej tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...