Policia: Arnold Kola i dehur kur bëri aksidentin

Shares

Policia ka sqaruar sot se aksidenti i mbrëmshëm që shkaktoi vdekjen e oficerit të policisë në Kamzë, ishte në kushtet kur shoferi ka qenë i alkoolizuar.

Aksidenti ndodhi në Bulevardin “Blu”, Kamëz, në afërsi të Shkollës “Ibrahim Rugova”, kur një furistradë përplasi furgonin e policisë që ishte në shërbim.

Sic mësohte nga burimet e policisë, Kola është dënuar 18 herë me masa të ndryshme për drejtim të automjetit në mënyrë të kundërligjshme.

“Mjeti tip “Lexus”, me targë TR8788T, me drejtues shtetasin Arnold Kola, 22 vjeç, duke ardhur nga qendër Kamëz në drejtim të Institutit, ka goditur mjetin e Policisë me targë POLICIA2164 (mjet i Komisartiatit të Policisë Nr.5), i cili ka qënë në patrullim në të njejtin sens lëvizje. Si pasojë e kësaj goditje ka ardh dëmtimi i punonjësve të policisë që kanë qënë në mjet, I. H., 52 vjeç, B. V., 42 vjeç dhe Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, i cili pak çaste më vonë ka ndërruar jetë në spitalin e traumës. Dy punonjësit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit tip “Lexus”, shtetasi Arnold Kola, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l. ndaj këtij shtetasi është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...