FOTO/ Ja kush është personi që dhunoi biznesmenin Fadi Mitri

Shares

Personi që duket në këtë foto është pikërisht ai që rrahu barbarisht përfaqësuesin e kompanisë Omnix Albania, Fadi Mitri, 16 ditë më parë. Në foton që disponon vetë i dëmtuari si dhe Policia Shqiptare, duket se agresori ka zbritur nga makina pasi kishte kryer më parë aksidentin e qëllimshëm me automjetin ku ndodhej Mitri dhe familja e tij.
Automjeti i dhunuesve, një “Volkswagen Tuareg” i zi me targa italiane, dallohet qarte i dëmtuar ne krahun e djathtë si pasojë e përplasjes. Nga hija e agresorit kuptohet se ai mban në dorë një send e që sipas dëshmisë së Fadi Mitri, ishte një shkop bejsbolli. Personi bën kujdes të shohë përreth para se të godasë investitorin libanez. Këtë foto e ka bëre bashkëshortja e Mitri.
Pamja, ndonëse e turbullt, tregon se në sediljen e pasagjerit të makinës së agresorëve qëndron një person, i cili filmon rrahjen. Familja e Fadi Mitri dhe drejtuesit e Omnix Grup të kontaktuar nga Vizion Plus, thonë se policia e ka marre foton, por ende nuk ka arrestuar autorin kryesor të dhunimit. I vetmi i dyshuar, Skënder Kraja, ndodhet në qeli për posedim wte një sasie të vogël droge. Presidenti I Omnix Grup, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jamal Abu Issa, nuk e fsheh zhgënjimin për punën e policisë.
“16 dite kane kaluar nga masakra dhe nuk ka ende nje te ndaluar konkret. Ngre pyetjen, pse Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, heziton te arrestoje kriminelet, te cilët barbarisht sulmuan Fadi Mitrin. Asnjë nga personat ne foto nuk është arrestuar, asnjë gjurme e makinës nuk është gjetur.  Edhe ne si kompani bëjmë vlerësimet tona dhe jemi te shqetësuar dhe shume te pasigurt.
Kjo është e vetmja arsye pse ne 21 Shtator, ne deklaruam se do te tërheqim investimin tone prej $450 milion dollarë ne zhvillimin turistik tek Gjiri I Lalezit dhe çdo investim tjetër te ardhshëm ne Shqipëri. Si mundet te ndihesh i sigurt kur shikon ne mes te ditës persona te pashqetesuar qe rrahin investitorin e huaj, investitor qe kishte marre garancitë nga qeveria per te investuar, kur shikon sesi personi ne sediljen e pare te makinës filmon teksa rrihet barbarisht zoti Fadi Mitri ne sytë e bashkëshortes dhe fëmijës? Kjo te detyron ta rivlerësosh seriozisht sigurinë e nje investimi te tille përballe jetës se njerëzve”, shprehet ai per vizion plus.
Pas largimit te Fadi Mitri nga Shqipëria, Prokuroria vendosi sekuestro mbi sipërfaqen prej 45 mije metrash katrore ne Gjirin e Lalzit, ku do te ndërtohej kompleksi turistik. Organi i akuzës dyshon se kjo toke është fituar nga shtetasi Pal Selçuni, përmes dokumenteve te falsifikuara, nderkohe qe ky I fundit pretendeon se toka e tij eshte teresisht jashte rrethimit te kryer nga Omnix. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...