Women’s Democracy Netëork( WDN) organizoi sot një forum kombëtar për Demokraci.
Në këtë forum ishin të ftuara si paneliste, Mimoza Hajdarmataj deputete e PD për qarkun e Kukësit, Eleina Qirici deputete e PD për Qarkun e Korçës, Silva Caka Deputete e LSI për Qarkun e Beratit si dhe Reila Bozdo Këshilltare e PD në Keshillin Bashkiak të Tiranës.
Pjesëmarrëset folën dhe ndanë me të pranishmit, përvojat dhe shqetësimet në lidhje me problemet që ka demokracia, gratë dhe të rinjtë në Shqipëri.
Forumi i organizuar nga Blerta Balilaj, bashkoi zonja nga spektre të ndryshme politike, në nivele të ndryshme vendimmarrje, nga zona të ndryshme administrative…. por me sfida të përbashkëta, histori të ngjashme, shqetësime dhe probleme të njëjta për ekonominë, infrastrukturën, shëndetësinë apo arsimin, veçanërisht për gratë dhe rininë.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












