Ambasadori Lu në zyrën e Ramës pas “konstatimit”: Deputetë e kryebashkiakë probleme me trafikun e drogës

Shares

Ambasadori i SHBA, Donald Lu zhvilloi sonte një takim me kryeministrin Edi Rama.
Nuk dihet arsyeja e këtij takimi mbrëmjen e të dielës, por në prononcimin e fundit publik, Lu foli për situatën e kanabisit në vend dhe për Reformën në Drejtësi.
“Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së”, u shpreh Lu dy ditë më parë.
Ndërkohë pritet që seancën e ardhshme plenare të Kuvendit, të kalojnë për votim ligjet e reformës në drejtësi, për të cilat ambasadori amerikan është “investuar” shumë dhe që mund të ketë qenë edhe një shkak tjetë ri mundshëm i takimit të tij sonte me kryeministrin shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...