Një person për pak dogji veten përpara ambasadës amerikane sot në mëngjes.
F.S 53 vjec u pa tek lyente veten me benzinë ndërkohë që ka ndërhyrë menjëherë policia duke shmangur ndoshta incidentin tragjik.
Ende nuk dihen arsyet e tentativës për tu vetëdjegur nga 53 vjecari dhe pse ka zgjedhur pikërisht rrugën e Elbasanit në afërsi të ambasadës amerikane.
Njoftimi i policisë:
“Në Rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane, shtetasi F.
S., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka lyer trupin me benzinë.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij.
Ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












