Pak minuta pas kërcënimit, mediat publikojne shtëpinë e Llallës

Shares

Një televizion lokal në Tiranë ka dekonspiruar sot shtëpinë e Prokurorit të Përgjithshëm vetëm pak caste pasi është dhënë lajmi se Prokurori Adriatik Llalla është kërcënuar nga një grup kriminal i rrezikshëm në hetim.

Report Tv ka transmetuar rrugën e Prokurorit nga zyra deri në banesën e tij private dhe më pas ka publikuar edhe foto përmes të cilave nuk është vështirë të gjesh edhe vendin kur banon Prokurori.

Shtëpia e Prokurorit nuk është vend sekret por kur mësohet se ai kërcënohet me jetë bashkë me familjen e tij atëherë etika e kërkon që të media të jetë e kujdesshme duke mos ia lehtësuar punën krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...