Ja pra, që erdhi dita. Mustafa Nano, autori i “Aleancës së Qelbësirave”, paska kërkuar largimin e Edi Ramës.
Paska thënë që, Partia Socialiste duhet ta largojë Ramën, me hir apo pahir, se ai qenka i korruptuar dhe peng i kriminelëve.
Po, mor, po!
Po si nuk keni turp!
Po si nuk kërkoni një herë falje!
Po pse, kur mbiu Edi Rama?? Në 2013?
Po ju që e ngritët në qiell se hoqi kioskat dhe rigjelbëroi Lanën, a duhet të fshiheni sot? Nga rrugët e Tiranës! Se nga ekranet po e po….
Ju që bliheshit lirë, edhe pse me shumë para, teksa shihnit pallatet në Tiranë që shkatërronin çdo lulishte, çdo rrugë, çdo oborr shkolle e kopshti, pa plan, një apokalips urbanistik në 10 vjet, ju keni gojë e flisni?!
Tirana sot është qytet i pajetueshëm, sepse ju dërdëllisnit me pagesë nëpër studio sesa modern, parizien, qytetar, vizionar e i punës ishte ky personazh….kjo qënie shkatërrimtare, makiavelike që shqiptarët normalë në jetën e përditshme, do të ndërronin shtëpi po ta kishin komshi, do të dëshpëroheshin po ta kishin shok të djalit, larg qoftë dhëndërr….
Ju, këtë qënie, përmes korrupsionit, krimit dhe medias, e prodhuat si Kryeministër të Shqipërisë!
Heshtni!
Në të tilla raste, thuhet, më mirë vonë se kurrë.
Por, tani është shumë vonë!
Ju, që e krijuat këtë Frankenshtajn të politikës, doni tani ta vrisni, po ju.. tani që ai është i marrë fund.
Doni të keni ju autorësinë e vrasjes së tij, që të krijoni “monstrën” tjetër, që ju shërben dhe i shërbeni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












