Eduard Shalsi sulmon Ben Blushin: Firmosi në 2004 një kontratë…

Shares

Deputeti Eduard Shalsi ka sulmuar sot pasdite deputetin Ben Blushi i cili u kërkoi dje protestuesve të shkruanin emrat e deputetëve që mbështetën ligjin plehrave në kazanët e plehrave.

“Është një deputet i cili më çuditi me kërkesën e tij ndaj protestuesve për të shënuar emrat tanë në kazanët e plehrave. Ky deputet firmosi marrëveshjen me Bechetin në vitin 2004. U firmos një kontratë me Bechetin për ardhjen e plehrave, tha Shalsi në atë kohë, dhe kontratën e firmosi pikërisht ky deputet”, shpjegoi ai gjatë një interviste në neës24.

Deputeti Ben Blushi u kërkoi dje protestuesve që qëndronin para Parlamentit të shkruanin emrat e deputetëve që votuan ligjin në kazanët e plehrave. Pothuajse gjatë gjithë natës qindra kazanë u mbushën me emrat e tyre ku dominonte emri i Shalsit si një prej mbështetësve kryesor të këtij ligji. Policia ndaloi dy persona gjatë këtij aksioni.

Lidhur me marreveshjen e firmosur nga Ben Blushi mesohet se historia eshte pak me e komplikuar. Qeveria Nano vendosi ne ate vit te ndertonte nje incinerator perms nje bashkepunimi me mikun e vjeter te Kryeministrit Nano, Francesco Becheti.
Por Blushi nuk ka firmosur marrveshjen sipas newsbomb.al dhe se gjyqi mes tij dhe Bechetit vazhdon q enga vitit 2004. Marrevshja u firmos atehere vetem nga ministri Bashkim Fino, qe sot cuditerisht nuk e ka emrin ne asnje Kazan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...