Kryeministrit Edi Rama i duhet jo rrallë të dalë e të përurojë apo përshkruajë projekte të suksesshme të qeverisë Berisha që po transformojnë ekonominë shqiptare.
Pa ndonjë bilanc real ekonomik përvec atij të “mbylljes së borxheve të qeverisë Berisha me një borxh tjetër”, i është kthyer përshkrimit të veprave që sjellin përmbysje të tranzicionit në vend.
Ja cfarë thotë për hidrocentralin Banjës për të cilin ka vetëm një meritë që e shënon që në rreshtin e parë në mungesë të cfarëdo merite tjetër.
“Pas një kontrate të nënshkruar më parë, por të negociuar për së mbari në vitin 2014 nga qeveria shqiptare, në zonën e Gramshit kemi sot: 100 km rrugë të reja, ndër të cilat rruga që rilind Gramshin duke e shkurtuar nga më shumë se tre orë në më pak se 90 minuta lidhjen me Tiranën; 14 ura të reja, ndër të cilat ura e madhe 520 m që ofron një pamje spektakolare; 250 hektarë pyllëzim dhe një liqen i ri sa 2000 fusha futbolli 🙂 që rrit kapacitetin vaditës për zonën e Myzeqesë; një realitet i transformuar rrënjësisht në 36 muajt e fundit, falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me kompaninë prestigjoze norvegjeze Statkraft. E cila sot vuri në punë hidrocentralin e parë të kaskadës së Devollit, që do të rrisë 17% kapacitetin prodhues energjetik të Shqipërisë”, shkruan Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












