Policia e Tiranës njofton se në Linzë është gjetur një person i seksit mashkull i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete. Ai ka pasur edhe një armë zjarri në dorë. Mësohet se viktima kishte një plumb në gojë. Paraprakisht dyshohet se ai është vetëvrarë. Policia ka nisur hetimet në vendngjarje. Sipas njoftimeve, saktësohet se viktima është gjetur pranë reparit të RENEA në Linzë. Policia tha se Gani Çela, rreth 69 vjeç, është personi i vdekur që u gjet rrëzë një peme. Ai është nga Përmeti, por banues në zonën e Freskut në kryeqytet. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje. Trupi i pajetë i Gani Çela, u gjet nga kalimtarët e rastit pranë varrezave në Linzë, rrëzë një peme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












