Policia e Elbasanit: Personat që rrihen në video, tani janë miq

Shares

Policia e Elbasanit ka sqaruar lidhur me një video që u ritransmetua nga rrjetet sociale dhe media online dje në të cilën shiheshin një grup adoleshentesh vajza dhe djem që rrihnin një moshatarin e tyre.

Policisë së Elbasanit i është dashur të hapnin arkivat për të marrë vesh për cfarë bëhej fjalë.

Ja edhe shpjegim i i tyre:

“Në lidhje me një video të publikuar paraditen e sotme në rrjetet sociale për një rast dhune, ku tre vajza dhe dy djem kanë ushtruar dhunë ndaj një të riu, ju informojmë se:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë reaguar menjëherë pas publikimit duke bërë identifikimin dhe shoqërimin e personave të publikuar në video.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se video e publikuar është bërë në Janar të vitit 2014, kur dhe ka ndodhur ngjarja.

Personat e perfshire janë shoqëruar ne momentin e ngjarjes rreth dy vjet e gjysme me pare, dhe pas disa ditësh i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre”.

Pavarësisht situatës së vjetër, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan nuk lë pa ironizuar median që bie në kurth të lajmeve që qarkullojnë në rrjetet sociale. “Falënderojmë median dhe publikun për bashkëpunimin dhe ftojmë ato të denoncojnë çdo rast shkeljeje të ligjit”, thuhet në fund të njoftimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...