Kukës, shkatërrohet një linjë e re trafikimi për klandestinë

Shares

Policia e Kukësit finalizoi me sukses operacionin policor “Eskorta”, kundër kontrabandimit të personave nga Shqipëria në drejtim të Kosovës duke i kaluar nepermjet kufirit të gjelbër me Kosovën, me destinacion BE.

Në këtë kuadër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1-Edmont Alishallari, 37 vjeç, banues në Tiranë.

2-Armand Mehmet, 45 vjeç, banues në Tiranë.

3-Aleksandër Lata, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Rruga e Kombit”, në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim levizje Tiranë -Kukës, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 19 shtetas të dyshuar afganë, me tri automjete.

Qëllimi ka qenë përcjellja e tyre nepërmjet kufirit të gjelbër për në Kosovë, kundrejt fitimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...