Drejtuesja e emisionit “Studio e Hapur” në News24, Eni Vasili i deklaroi mbrëmë policisë gjatë një seance pyetjesh të mbajtur në ambientit e televizionit news24 se nuk do të tregojë ata që e kanë sjellë kanabisin në studio.
Eni Vasili u shpreh se ka firmosur një procesverbal dhe ka lënë kontakte për t’iu përgjigjur pyetjeve nëse do të ketë keqkuptime.
“Besoj se procedura ishte diçka normale dhe janë në dispozicion të autoriteteve për të dëshmuar. Fakti që është kaq e thjeshtë që të mbërrijë në emision një degë kanabisi tregon se sa shqetësuese është ky fenomen”, u shpreh Vasili për gazetanë panorama pas senacës me policnë fill pas emisionit ku një degë kanabisi u mbajt në tavolinë si shenjë e kanalizimit të vendit.
Seanca e pyetjeve është kryer në prani të kamerave dhe drejtorit të medieve të Focus Group, Andi Tela.
Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shpejta dhe të shumta. Disa ironizuan policinë që vajti menjëherë të sekuestronte degën e hashashit duke kërkuar nga redaksia që herë të tjetër të sjellë një ton në studio.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/