Durrës, peshkatari konsumon alkool me ukrainasen e fton në banesë dhe e përdhunon

Shares

Një peshkatar 53-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një shtetase ukrainase.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Sh .G., 53 vjeç ka ftuar në banesën e tij shtetasen ukrainase O. L., 33 vjeçe dhe më pas e ka përdhunuar.
Mësohet se peshkatari dhe ukrainasja kanë qenë nën shoqërinë njëri-tjetrit ditën  ngjarjes, ku edhe kanë konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli. Pas frekuentimit të lokaleve, ata kanë shkuar në shtëpinë e 53-vjeçarit, ku dyshohet se ka ndodhur përdhunimi.
Ukrainasja  Kjo e fundit ka bërë kallëzim në polici ditën e sotme, ndërsa shqiptari është zhdukur dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 20.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. G., vjeç 53, banues në Durrës, pasi dyshohet se, ka ftuar në banesën e tij shtetasen O. L., vjeç 33, banuese në Ukrainë, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...