Familjarë të Fadil Hoxhës që dha shpirt para pak ditësh në komisariatin e Divjakës bënë denoncimin sot kundër policisë së divjakës me akuzë vrasjen e të afërmit të tyre.
Fadil Hoxha u ndalua nga policia me akuzën e vjedhjes së ullinjve ndërkohë që në castin e ndalimit nuk kishte asnjë akuzë ndaj tij.
Djali i tij, Eridian Hoxha, i cili është edhe kryetar i forumit rinor të PD-së për njësinë administrative Grabian, u shpreh dje se personi që policia ka publikuar si kallëzues të të atit ka nënshkruar një kontratë noteriale ku e mohon një fakt të tillë.
“Babain e arrestuan pa pasur kallëzim për të. Ne e kemi dëgjuar vetë jashtë ambienteve të policisë se si ata brenda e kërcënonin babait tim që të pranonte se e kishte kryer ai atë vepër penale. Ndërkohë që babai këmbëngulte se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje”, u shpreh Eridiani për panorama.
Eridian, ju keni akuzuar policinë për arrestimin e padrejtë të babait tuaj. Çfarë ka ndodhur?
Babain tonë e arrestuan pa faj. Nuk kishte prova që të ishte ai autori i vjedhjes së ullinjve. Askush nuk ka pasur dijeni që janë vjedhur ullinjtë dhe që të kishte të dhëna që babai im ishte autori.
Ka pasur denoncim për vjedhje?
Nuk ka pasur denoncim për këtë rast dhe aq më tepër për babain tim që të dyshohej se ishte autori. Ne kemi qenë në ambientet e jashtme të policisë dhe kemi dëgjuar nga afër se si kërkonin t’ia impononin babait të pranonte që e kishte bërë këtë vepër penale.
Çfarë keni dëgjuar konkretisht ju në komisariat? Të afërmit tuaj kanë thënë që Fadili është dhunuar e kërcënuar në polici…
Ne kemi dëgjuar se si e trajtonin, duke i shkaktuar presion psikologjik dhe dyshojmë që na e kanë dhunuar edhe fizikisht brenda. Ishin të ashpër me të dhe e terrorizonin, ndërkohë që të pranonte se i kishte vjelë ai ullinjtë e një bashkëfshatari. Ndërkohë që personi për të cilin policia pretendon se ka kryer kallëzimin, shtetasi Thoma Dhori, as që kishte dijeni fare për vjedhje dhe as që kishte bërë denoncim apo të përmende emrin e babait tim.
Ku ishte babai kur u shoqërua në polici?
Kishte shkuar të merrte disa dhen te motra. Ishte në punën e vet, kur shkuan dhe e morën pa i paraqitur asnjë dokument.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












