Policia e Gramshit ka dhënë detajet e para rreth vrasjes që ndodhi sot në mëngjes ndërkohë që deri tani janë arrestuar dy persona.
Njoftimi i policisë:
“Pas njoftimit të marrë se në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh, është gjetur një person i vrarë me mjete të mprehta.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë dhe kanë konstatuar se viktima i përket shtetasit AM. 29 vjeç, banues në fshatin Shemrize Gramsh.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
një ciklomotorr, një aparat celular që dyshohet se i përkasin viktimës
një xhup i zi dhe një aparat celualar që dyshohet se i përkasin autorit të dyshuar për këtë ngjarje
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Arlind Llala, 25 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë (thikë) shteatsin AM. 29 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 76/1 dhe 279/1 të Kodit Penal.
Xhuljan Kokomeci, 39 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh.
Arrestimi i tij, u bë pasi dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar për motivet dhe rrethanat e ngjarjes
Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Moskallëzim Krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












