99 arrestimet në Itali, kokat e trafikut 2 shqiptarë nga Saranda

Shares

Dy shqiptarë mesohet se janë kokat e trafikut të drogës në Itali përmes një rrjeti që u shkatërrua dje nga policia italiane.

Dhimitër dhe Xhevahir Poti janë nga Saranda dhe bashkëpunonin me grupet mafioze më të fuqishme italiane, dhe kishin mbështetje logjistike nga mafia.

Arrestimet e djeshme, ku 99 persona ranë në duart e policisë janë bërë në kuadër të operacionit “Ring neë”.

Trafiku i drogës bëhej i koordinuar nga dy shqiptarët të cilët fusnin në Itali tonelata drogë çdo muaj, nga Shqipëria në brigjet e Pulias dhe Kalabrisë, apo në rrugë tokësore nga Evropa veriore pas ndalesës në Spanjë për kokainën që vinte nga Amerika e Jugut.

Të dy udhëheqësit e organizatës, për momentin janë arrestuar në Belgjikë, vëllezërit shqiptarë Dhimitër dhe Xhevahir Poti. Ata e përdornin mafian italiane – tregojnë hetuesit – si “mbështetje logjistike” për operacionet e trafikut të drogës, në bazë të ndikimit të çdo familje mafioze në territoret e tyre përkatëse.

Marijuana vinte nga Shqipëria, dhe futej në Itali me anije peshkimi, te cilat mbërrinin në brigjet e Pulias jugore ose në portin e Crotone për t’iu besuar më pas kriminelëve të njohur në zonat e Puglia dhe Kalabrise.

Kokaina arrinte në Spanjë nga Amerika Latine, para se të transportohej në Belgjikë – ku grupi kishte bazën e saj të logjistikës – dhe dërgohej në Itali, në tregjet e Milanos dhe Brescia.

Sasite e medha të drogës hynin në Itali fshehur në mesin e peshkut dhe perimeve, ose ne furgonat qe mbanin agrume të destinuara per Italinë jugore.

Dy vëllezërit u akuzuan kohë më parë se ishin të lidhur ndërkaq me një person tjetër të kërkuar nga policia greke që drejtonte transportin publik në Sarandë, Klement Balili.

Dhimitër Poti njihej me pseudonimin Walter.

Dhimitër Poti, biznesmeni nga Saranda, ish-pronar i kompanisë së ilaçeve “Chim Prod” i përket një grupi kriminal që sipas autoriteteve greke bën pjesë dhe ish-drejtori i Transportit në Sarandë,Klemend Balili ose “Keli”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...