Dy mjekët e arrestuar për vdekjen e gruas 35 vjecare dhe fëmijës ende të palindur u liruan sot nga gjykata e Faktit në Tiranë.
Sot gjykata dha masën e sigurisë për dy mjekët e maternitetit “Koço Glozheni”. Dy mjekët Edison Klosi dhe Dritan Deçka erdhën në gjykatë, ndërsa në sallë ishin të pranishëm shumë kolegë të tyre.
Dy mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm në lidhje me rastin e rëndë të vdekjes së 35-vjeçares Aida Çajku dhe foshnjës së saj 9-muajshe, ngjarje tragjike e ndodhur mes mbrëmjes së të enjtes dhe në të gdhirë të ditës së premte që lamë pas.
Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë në gjykatë për dy mjekët masen e sigurisë “arrest ne burg” me afat 45 ditë, në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












