DEBATET/ Pjerin Ndreu ngatërron “qytetarin dixhital”, e “njeh” dhe “e thërret” si “qytetari dixhitalb”

Shares

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ngatërron “qytetarin dixhital”, të cilin e “njeh” dhe “e thërret” si “qytetari dixhitalb”.
Këtë (pa)dije të tij e ka demonstruar në emisionin “Studio e hapur” e Eni Vasilit në TV “News 24”. Në një debat me gazetaren Klodiana Lala, kur ajo i ka lexuar një SMS dhe i ka kujtuar ruajtjen dhe suportin politik të sipërfaqeve të mbjella me kanabis, “argumenti” i Pjerin Ndreut ishte “Jeni bërë si ‘qytetari dixhitalb’”.
Më herët Pjerin Ndreu ka pasur edhe një “trashje zëri” me deputetin demokrat Asllan Dogjani.
Ndërsa Dogjani në një moment u shpreh se “Sa më shumë të flas unë, aq më turp do të jetë për atë (Pjerin Ndreu)”
Pas kësaj i menjëhershëm ka qenë reagimi i “kundërshtarit” politik.
“Mos më trego turpin mua…”, u shpreh Pjerin Ndreu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...