Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër ku zhvilloi takim me bazën socialiste në këtë qytet.
Mësohet se Rama të ketë deklaruar në një mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët shkodran se kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është një hu dhe që nuk është e aftë të drejtojë këtë bashki.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar kryetari i degës së PD-së në Shkodër, Remzi Çobaj.
Ndër të tjera, ai shprehet se Rama u tregu harbut me deklaratat e tij.
Deklaratën e tij, e ka shpërndarë kreu i PD-së Lulzim Basha duke shtuar se Ramës hurin do t’ia tregojnë shumë shpejt shkodranët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













