Maturantët sërish në protestë: Ministrja Nikolla po na orienton drejt universiteteve private

Shares

Me qindra maturantë kanë protestuar sot para Kuvendit të Shqipërisë kundër skemës për pranimin e tyre në universitetet. Për të dytën ditë me radhë maturantët po protestojnë kundër formulës së përzgjedhjes në Universitete.
Ndryshe nga protesta e një dite më parë para Kryeministrisë, sot ata janë vendosur para Kuvendit më të organizuar, me pankarta në duar dhe thirrje të qarta për rikthimin e sistemit meritë-preferencë.
Maturantët që nuk e kanë gjetur veten në listat fituese thonë se mesatarja që ishte kriteri kryesor i vendosur nga institucionet e arsimit të lartë për tu pranuar në auditore nuk është marrë parasysh, pasi jashtë listave thonë ata kanë mbetur studentë me rezultate shumë të larta dhe mesatare gati në 10.
Ata paralajmërojnë se protesta do të vijojë, pasi  po përjashtohen nga e drejta e studimit, duke e akuzuar ministren Nikolla se po i orienton drejt Universiteteve private.
Sipas tyre, takimi që është zhvilluar dje mes Ministres së Arsimit dhe maturantëve ishte i caktuar.
“Ata që ishin në takimin me ministren ishin maturantë fitues dhe jo pjesë e maturantëve që protestuan dje”, shprehet një maturant. 
Shumë prej tyre kanë shprehur ankesa se formula e përdorur për hyrje në universitet nga Ministria e Arsimit i ka penalizuar pavarësisht rezultateve të larta gjatë shkollës së mesme apo rezultateve të provimeve përfundimtare.
“Jam me mesatare 8.6 dhe kam kapur vetëm Arkeologjinë dhe një degë në një shkollë private. Ishin preferencat e fundit. Kjo është pasojë e mungesës së informacionit. Kanë filluar tre muaj para provimeve të maturës. Nuk kishim bërë preferencë për Psikologji-Filozofi-Sociologji, na penalizuan si grup lëndësh, u shumëzuan me 0.0. Ne me mesatare të lartë na penalizuan, kurse ato që ishin nga rrethet na kanë parakaluar, kanë kapur shkollën. Zgjidhja e vetme është që të kthehet sistemi i vjetër me preferencë, ose të hiqen ky grup lëndësh. Do fillojë raundi i dytë, por prapë studentët nuk do kapin shkollë. Protesta do përshkallëzohet”, shprehet një maturant tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...