Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në aksin rrugor Levan – Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur rreh orës 00:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Buzëmadhit”.
Sipas policisë në automjet tip “Benz”, me targa GJ 1953 B, i cili drejtohej nga 25-vjeçari G. M., ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, 23-vjeçari G. M. Të plagosur rëndë kanë mbetur edhe drejtuesi i automjetit, si dhe një tjetër pasagjer, 20-vjeçari O. B.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë shpejtësia e lartë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












