Qeveria e Kosovës nuk bën votat për ligjin, serbët kushtëzojnë votimin

Shares

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tërhoqi sot nga votimi në Parlament Demarkacionin me Malin e Zi.

“Sot nuk janë kushtet për votim. Nuk është normale ta diskutojmë këtë në kushte të pafavorshme. Do të mundohemi të arrijmë një qëndrim të përbashkët”, ka deklaruar Mustafa.

Disa mijëra protestues ishin mbledhur para Kuvendit për të demostruar kundër demarkacionit, sipas të cilit thonë ata Kosova humbet 84 km katrorë.

Një deputete e VV u arrestua fillimisht nga policia. Donika Kadaj Bujupit iu gjet i fshehur mes flokëve një spraj.

Më pas u arrestua edhe deputetja tjetër Aida Dërguti, e cila u ndalua në tualetin e Kuvendit. Sipas raportimeve të mediave kosovare, Dërguti po nxirrte një bombol gazi të fshehur në trup.

Kryetari i grupit parlamentar të Listës Serbe deklaroi më herët se deputetët e kësaj partie nuk do të ishin në sallë për arsye sigurie. Mungesa e tyre pamundëson ratifikimin e marrëveshjes.

Faktikisht me tërheqjen e serbëve nga votimi qeveria nuk kishte votat për të kaluar ligjin për kufirin me Malin e Zi i cili kontestohet nga opozita kosovare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...