Rrallë ndodh, për të mos thënë asnjëherë, që ndokush, në rrjetet sociale, ti drejtohet vetes me “shumë respekt”, duke folur për veten në vetën e tretë…
Por, ka një përjashtim. Këtë e bënë “deputeti Eduard Ndocaj, i njohur si “kaubojsi”, i cili nuk ngurron të shkruajë për vete, me superlativa në “Facebook”, sigurisht edhe me shumë respekt, duke ju drejtuar vetes në vetën e tretë… Në këtë demonstrim respekti për veten, nuk mungojnë edhe lëbyrjet për kryeministrin Edi Rama…

Sonte, Eduart Ndocaj është parë në krahë të Kryeministrit Rama në një situatë krejt të qetë e miqësore.
Siç shihet edhe nga fotot Ndocaj e Rama kane rigjetur miqësinë e vjetër.
Këto foto u bënë tek inaugurimi i stadiumit ‘Loro Borici’.
Shume persona u munduam me çdo kusht ta prishnin miqësinë Rama – Ndocaj, por sic shihet nga fotot nuk ja doleën. Ndocaj është një faktorë shumë i rëndësishëm në Veriun e Shqipërisë. Ndocaj po jep kontribute të rëndësishëm për zgjedhjet e PS në Diber dhe ai tashmë identifikohet me krenari me logon e PS”, shkruan Eduard Ndocaj në “Facebook”, duke postuar edhe një galeri me një duzinë e gjysmë fotosh…

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












