“Organizatë kriminale” e ka etiketuar sot ish-kryeministri Sali Berisha, Policinë e Shtetit.
Duke marrë shkas nga episodet më të fundit që implikojnë policinë, Berisha shprehet se drejtuesit e sja të lidhur me krimin e kanë shndërruar Shqipërinë në Kanabistan.
Për Berishën, ndërsa “kanabisi është vetëm njeri aspekt i veprimtarisë kriminale të organizatës kriminale që quhet Polici e Shtetit, sulmet ndaj gazetarëve, brutaliteti ndaj qytetarëve, bashkëpunimi me bandat për marrjet peng dhe vrasjet e tyre, thyerjet e bankave, grabitjet e parave edhe në pistën e aeroportit, organizimi i trafikut të drogave dhe njerëzve që të gjitha sot janë monopol i organizatës kriminale të qeverisë kriminale që quhet Polici e Shtetit”.
Më tej Berisha rendit edhe “kupolën” dhe shkallën hierarkike të kësaj bande kriminale…
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Policia e Shtetit organizatë kriminale e një qeverie kriminale!

Nje polic me uniforme deshmoi sot ne ABC News ate qe qytetari dixhital ka informuar publikun me dhjetra here, se prapa kanabizimit te Shqiperise qendrojne drejtoret e qarqeve dhe vartesit e tyre ne Policine e Shtetit, te cilet perveç 20 euro per cdo rrenje marrin dhe 50% te fitimit.
Por kanabisi eshte vetem njeri aspekt i veprimtarise kriminale te organizates kriminale qe quhet Polici e Shtetit.
Sulmet ndaj gazetareve, brutaliteti ndaj qytetareve, bashkepunimi me bandat per marrjet peng dhe vrasjet e tyre, thyerjet e bankave, grabitjet e parave edhe ne pisten e aeroportit, organizimi i trafikut te drogave dhe njerezve qe te gjitha sot jane monopol i organizates kriminale te qeverise kriminale qe quhet Polici e Shtetit.
Kete krim qe ka mbuluar gjithe Shqiperine e drejton dhe e udheheqin Edvin Shullazi si kryekumbar i Kostandineve, Shullazeve, Frrokeve, Prengeve, Nokave. E udheheq nje gangster ordiner, nje skafist minister rendi me Bashkimin, Habilet, Albanet, Didet dhe Çakot e tij, e udheheq nje mercenar pa moral dhe ligj si drejtori i Pergjithshem i Policise qe regjistron per llogari te Edvin Shullazit, presidentin e Republikes, kreun e opozites, parlamentit dhe cdo person tjeter qe i kerkojne boset e tij.
Kurre ndonje here shqiptaret dhe jeta dhe prona e tyre nuk kane qene me te rrezikuar me te kercenuar se sa sot nga policia e shtetit, nje organizate kriminale e nje qeverie kriminale!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












