Dwayne Johnson është aktori më i paguar në botë, për vitin 2016. Revista prestigjioze amerikane “Forbes”, renditi ish-mundësin në vendin e parë të klasifikimit, me një përfitim prej 64.5 milionë dollarë.
Johnson, 44-vjeçar, pasoi në majën e aktorëve milionerë, Robert Downey Jr. Aktori amerikan i ka trefishuar të ardhurat krahasuar me një vit më parë, kjo sidomos falë filmit të tij të fundit “Central Intelligence”, si edhe serisë së 8 të sagës “Fast and Furious”, ku “The Rock” do të jetë sërish protagonist.



/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












