Pre tri ditësh është deklaruar nga media dhe opozita se drejtoria e doganave i ka nisur makinat në fushatën për zgjedhje lokale në Dibër si pjesë e stafit dhe aseteve të kandidatit socialist dhe të PDIU, Muharem Rama.
Pavarësisht këtij fakti, asnjë nga drejtoria e doganave nuk ka bërë qoftë edhe një reagim lidhur me këtë shkelje ligjore. Për më shumë nuk ka tërhequr asnjë nga makinat por i ka mbajtur ato në fshatrat e Dibrës.
Prokuroria duhet të nisë hetimin kryesisht edhe nëse opozita nuk dërgon një padi.
Më sipër janë foto e makinave të doganave diten e inaugurimit të drejtorisë së doganës së Tiranës dhe para tri ditësh në fshatrat e Dibrës.
Neni 88*
Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore
1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













