Gruaja e Erionit në spital, dëmtime të rënda nga tërmeti

Shares

Familjarë të shqiptarit të vrarë nga tërmeti në Itali kanë pësuar dëmtime të rënda po ashtu.

“Nga biseda që bëra me babanë më informoi se e shoqja e Erjonit ka dëmtime të rënda në zonën e legenit. Vajza ka pësuar po kështu dëme në pjesën e kokës. Ndërkohë që i vetmi i shpëtuar është djali i vogël. i cili mësohet se nuk ishte në shtëpi në momentin e tragjedisë”, tha kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, në një prononcim për “Opinion

Mësohet se Erjon Toro ishte djali i vetëm i familjes. Prindërit e tij e mësuan lajmine rëndë sot paradite në orën 10, pas nj telefonate nga Italia.

Fatjon Toro, djali i xhaxhait të Erjon Toros thotë se gruaja e Erjonit ndodhet në spital, bashkë me dy vajzat, 5 dhe 3 vjeç. “Erjoni ishte djalë i vetëm. Kishte edhe tre motra. Ishte i lidhur shumë më nënën”, shkon më tej kushëriri gjatë një interviste për balkanweb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...